leoni

Forcat ruse goditën ndërtesën e administratës ushtarake rajonale në sheshin qendror të Hersonit

Forcat ruse goditën ndërtesën e administratës ushtarake rajonale në sheshin qendror të Hersonit

Forcat ruse qëlluan në ndërtesën e administratës ushtarake rajonale në sheshin qendror të Hersonit, tha Jaroslav Janusheviç, kreu i kësaj baze, i cili saktësoi se raketa të shumta goditën qendrën. Predhat goditën ndërtesën dhe dy kate u dëmtuan, ka shkruar ai, duke shtuar se sipas informacioneve fillestare, nuk ka viktima. Ukraina kishte rimarrë Hersonin nga forcat ruse muajin e kaluar. Hersoni konsiderohet si rajoni më i rëndësishëm nga katër rajonet që janë pjesërisht të pushtuara nga Rusia, pasi nëpër të kalon rruga e vetme tokësore që lidhet me Gadishullin e Krimesë dhe nëpër të kalon lumin i rëndësishëm Dnjepër.  Derisa Hersoni po përballet me granatime, në lindje të Ukrainës forcat e Kievit po përballen me sulme të ashpra në rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …