Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, thotë se ushtria e Kosovës do t’i kryejë detyrat e saj në çdo cep të vendit në rast se rrezikohet territori, veçanërisht në veri. Detyra kryesore që del nga misioni i Ushtrisë së Kosovës është mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të vendit, mbrojtja e kufijve dhe nëse kufijtë rrezikohen ushtria e ka detyrë me ligj dhe kushtetutë që të intervenohet aty me leje të institucioneve qendrore. Marrëveshja e vitit 2013 ka qenë marrëveshje e momentit dhe politike deri në marrëveshjen finale, por me nënshkrimin e marrëveshjes finale ushtria do të ketë të drejtë të operojë në të gjithë vendet për të mbrojtur qytetarët e saj”. “Në dokument nuk thuhet se nuk lejohet shkuarja e FSK-së, por ajo mund të dislokojë në atë pjesë në bashkëpunim me KFOR-in dhe nuk përmendet se nuk lejohet, tha ish komandanti i FSK-së Kadri Kastrati.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …