Evrodeputeti austriak, Lucas Mandl, është cituar të ketë deklaruar se Kosova e meriton të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian. BE-ja duhet të punojë që t’i hap rrugë Kosovës për anëtarësim. Republika e Kosovës qartazi i takon Evropës, qytetarët e së cilës i jetojnë vlerat e BE-së. Më së voni deri në këtë vit duhet të jetë e qartë se çdo taktike dhe strategjie së pari duhet t’i paraprijnë vizionet. Le të punojmë që institucionet e sotme të BE-së të kenë sukses në ndjekjen e frymës vizionare dhe të liderëve të gjeneratave të mëparshme dhe gjithashtu t’i hapin rrugën Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE,ka thënë Mandl.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …