Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës. Aktivistë të kësaj partie kanë vendosur mbishkrime “Tension për Asociacion” e “Tension për Koncesion” në objektin e Qeverisë. Kjo parti ka thënë se tensioni deri në situatë të jashtëzakonshme është racionalja e re e dialogut nga kjo Qeveri. Është mënyra e re e koncesioneve. Kur kompromisi bëhet nën tension nuk flitet më për lëshimet, por për rrezikun që i shpëtuam. PSD-ja konsideron se trajtimi i veriut me hekur e kërbaç është, sipas tyre, argument për formimin e Asociacionit. Tensionet kaotike, joserioze dhe të pamenduara në Veri e kanë pasur edhe një efekt. Kjo mënyrë e Qeverisë e ka unifikuar bashkësinë ndërkombëtare më Serbinë. Tensionet në Veri po shërbejnë si katalizator për Asociacionin”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …