Donika Gervalla

Donika Gërvalla nuk lejohet të marrë pjesë në Kuvendin e LDK-së

Donika Gërvalla as sot nuk është lejuar nga sigurimi të hyjë në Kuvendin e Punës së LDK-së. Kryetarja e degës së kësaj partie në Gjermani nuk u lejua të marrë pjesë me arsyetimin se nuk kishte ftesë në Kuvendin e Punës të LDK-së. Në Kuvend janë lejuar të marrin pjesë anëtarë të tjerë të LDK-së, të cilët nuk kishin ftesa. Kjo është hera e dytë kur e bija e Jusuf Gërvallës nuk lejohet të marrë pjesë në mbledhjet e LDK-së. Një ndalim i ngjashëm u bë edhe ndaj Shefqet Dibranit. Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se ky trajtim i familjeve dhe i përfaqësuesve legjitim të degëve të diasporës është krim në vetëvetë, pasi që sipas saj, organet e LDK-së nuk kanë arsye të frikësohen nga fjala e lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …