USAID dhe Komuna e Ferizajt mbajnë trajnim me gratë afariste

Qasja ne Financa dhe aplikimi për kredi ishte tema e trajnimit të sotëm, që u organizua nga USAID në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt. Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit ne Ferizaj Balton Derguti, tha se është prioritet i Komunës se Ferizajt dhe kryetarit Agim Aliu, përkrahja e grave në biznes dhe kjo nuk do të mungoje gjatë viteve te ardhshme. Te pranishmet i përshëndeti edhe Jenifer Ober, drejtoreshë e projektit për qeverisjen e pronës në USAID. Ajo tha se bashkë me Komunën e Ferizajt, do te shqyrtojnë të gjitha mundësitë që ti përkrahin gratë që merren me biznes në Komunën e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …