Nga sot, Filatelia e Postës së Kosovës, vë në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare të titulluar “Trashëgimia – Pikturimi parahistorik i Vlashnjës”. Kosova ka thesar të vlefshëm arkeologjik dhe mjaft atraktiv, si pikturimin shkëmbor parahistorik të Vlashnjës që përmban një numër të madh të spiraleve, llojesh dhe pozitash të ndryshme, si dhe një dre. Pikturat në këtë lokalitet të shenjtë, i cili gjendet tek hijerorja e Mrizit të Kobajës (rreth 6-7 km nga Prizreni), datojnë që nga epoka e neolitit dhe gjatë epokës së bronzit e më tej. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë lokalitet nxori në pah fragmente të shumta të enëve nga argjila e pjekur, vegla pune nga guri, stralli dhe kocka, si dhe zbukurime dhe objekte utilitare, monedha etj. Pullat postare që bartin imazhet e drerit dhe spiralet e artit shkëmbor të Vlashnjës, nga tani e tutje do të qarkullojnë në të gjitha vendet e botës, duke e promovuar Republikën e Kosovës dhe vlerat e saj të trashëgimisë kulturore.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …