Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë për ndarjen e buxhetit, duke thënë se një buxhet i tillë është joserioz dhe diskriminues. Ai ka thënë se Qeveria dhe shumica parlamentare s’kanë ndonjë interesim që të kryhen punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, pasi sot nuk u mbështet amendamentimi i propozuar nga deputeti Driton Hyseni. Tashmë janë bërë dy vjet arsyetime pa asnjë lëvizje. Po shihet se përkundër vullnetit tim dhe të grupit të AAK-së për ta votuar, Qeveria dhe shumica parlamentare nuk ka asnjë interesim që kjo rrugë të përfundojë. Kjo sjellje shpërfaq një gjë – se krejt arsyetimet kanë qenë të pabaza, ndërkaq premtimet gënjeshtra. Ajo rrugë edhe gjatë do të mbetet plot vdekje, bllokadë për zhvillim e shtytëse për emigrim”, shkroi ai në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …