Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kritikuar kryetaren, Vjosa Osmani për fjalët që i ka thënë në Kuvend kundër Hashim Thaçit, ish kryetarit të Kosovës, të cilit nuk ia ka përmendur emrin, ashtu siku nuk ia përmend as Albin Kurti. Klinaku e ka kritikuar Osmanin për deklaratën e saj në lidhje deklaratën se “koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar”. Përpjekja shtetërore e ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i gëzojnë të drejtat e njëjta me serbët e veriut, e që synim kishte shpëtimin e atij territori të banuar me shumicë shqiptare e që vit pas viti po tkurret dhe do të mbetet pakicë, paçka nëse kjo përpjekje do të dërgonte edhe në korrigjim kufijsh në mes të Kosovës dhe Serbisë, të quhet tregti, përveç që është absurde, është budallallëk por dhe e dëmshme për Kosovën dhe shqiptarët”. Noterja e Albin Kurtit, përçarësja Vjosa Osmani, sa merret me njerëzit që nuk mund t’i përgjigjen nga paraburgimi në Hagë, le të merret me gjendjen që e kanë krijuar në veriun e Kosovës, e cila është kthyer si në kohën e protektoratit”, ka shkruar Faton Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …