Taulant Balla

Taulant Balla: Më 25 janar 2011, aleanca e rublave Berisha-Meta, për turpin e tradhtinë e tyre votuan pro rezolutës së Dik Martit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau sot në rrjetet sociale një video ku zbulohet dëshmia dhe faktet se si ia dorëzoi Serbia Dick Marty-t në Stacionin e Trenit të Zyrihut, dosjet kundër UÇK-së. “Në Stacionin e Trenit në Zyrih të Zvicrës, në kthinën e një restoranti, në vitin 2009, Dick Marty kishte pranuar nga përfaqësues të shtetit serb dosjet e para kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishin 1000 faqe, të paketuara në një folder blu, dhe të përgatitura nga Prokuroria Serbe për Krime Lufte, që iu dorëzuan në dorë senatorit zviceran, thotë në dëshminë e tij ish-ambasadori serb në Zvicër, Milan Protic”, u shpreh Balla. Sipas tij, “një vit më vonë, në 2010-ën, Marty publikoi raportin e tij për trafikim organesh, me të cilin akuzoi pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe që si reaksion zinxhir çoi në themelimin e Gjykatës Speciale, e më pas edhe arrestimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, dhe të tjerëve”. “Më 25 janar 2011, aleanca e rublave Berisha-Meta, për turpin dhe tradhtinë e tyre epike, e votuan pro rezolutën e hartuar mbi këtë raport të shkruar siç konfirmohet në Beograd, me sponsorizimin e Kremlinit qysh nga viti 2008”, shtoi Balla. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …