Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkesën e Serbisë drejtuar NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës për të mbrojtur serbët etnikë, e konsideron si një tjetër shashkë speciale të retorikës politike, krejtësisht surreale. Me rastin e festave të fundvitit, kryeministri Edi Rama shtroi një darkë me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, me të cilët ndau mbresat e ngjarjeve të vitit që po mbyllet, si dhe diskutoi për projektet të përbashkëta që do të realizohen së shpejti, me vende mike e partnere. Duke u ndalur te situata në veri të Kosovës, Rama tha se nuk është një fund-vit i mirë për procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Rritja e tensioneve në veri të Kosovës është, jo vetëm e padobishme, por thellësisht shqetësuese. Është e pabesueshme që na duhet të merremi vazhdimisht me shfaqjen e barrikadave, prapa kthime në procesin e normalizimit dhe ekipe zjarrfikësish nga Amerika e BE që vrapojnë të shpëtojnë makinerinë e dialogut nga flakët e një retorike të rënduar politike, ka saktësuar Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …