Aktgjykimi kundër Salih Mustafës sot, është edhe një herë vulë për natyrën e vetë Gjykatës Speciale, thotë kryetari i PSD, Dardan Molliqaj. Ai ka shkruar me këtë raste Gjykata, edhe nëse s’ka asgjë, e ka të ashtuquajturën, Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Filloi si akuzë për trafik organesh, sepse kështu nisej urgjenca për themelim. Po përfundon me ‘Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale’ si formulim-mekanizëm për dënim. Kjo gjykatë është dizajnuar për dënim. Ai ka theksuar se vitet 1998-1999 ngadalë po bëhen argument për Serbinë. Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale është instituti kriminalizues për luftën e UÇK-së. Aty fillon akuza për motivet, përmes saj janë sajuar standarde të veçanta të gjykimit. Gjykata Speciale është pasojë direkte e reaksionit të brendshëm ndaj UÇK-së. Shumë reaksion është prodhuar për këto vite. Gjykata Speciale nuk është një mekanizëm para të cilit dëshmohet virtyti e vërtetësia e luftës. Gjykata Speciale do të ketë pasoja të pariparueshme nëse rrimë anash e bëjmë sehir”, ka shkruar, Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …