leoni

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë, ia ka vazhduar paraburgimin, eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98-99: Reagim mbi dënimin e padrejtë të luftëtarit të lirisë Salih Mustafa

Reagim mbi dënimin e padrejtë të luftëtarit të lirisë Salih Mustafa

Veprimet  qesharake të quajtur mbi  UÇK-në si “ndërmarje e përbashkët kriminale”, edhe sot u vertetua se bëtë  gjyqin çlirimtarit  të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, si  Salih Mustafës me 26 vite burg për krime lufte nën tingullim poshtërues të dal nga goja e një gjyqtares si Mapi Feld-Folia.

Duke pasur në konsideratë faktin se kjo gjykatëse ka  një mekanizëm për ndarjen e drejtësisë dhe se në trajtim mund ti merrni edhe pretendimet me motive politike, por me zotimin juridik ju nuk ju përbajtet provave, për ta shpallur pafajsinë e Z. Mustafa. Megjithatë ju sot ia mveshët petkun e zi të krimit, atë petk I cili do të duhej të rëndonte mbi ndërgjegjën e atyre që për egon e tyre te çmendur përgjakën shqipëtarët kudo dhe kurdo. 

Ky terror histerik i tërbuar i Gjykatës suaj ndaj popullit shqipëtar dhe luftëtarëve të lirisë, të cilët u detyrua ta hedh në krahëror armën e çlirimit sepse ajo ishte mundësia e vetme dhe e fundit për t’iu kundërpërgjigjur gjenotcidit të Serbisë që për synim kishte shkombtarizimin, asimilimin dhe ndjekjen e vrasjen masive të popullatës shqipëtare në hapsirat e saja etnike.

E nderuar shkëlqesi sot dihet botërisht se populli shqipëtar është ndër popujt më të vjetër të ballkanit. Kjo lashtësi historike I vuri paraardhësit tanë shpeshherë përballë rreziqeve dhe konflikteve të ashpëra luftarake. Ju me këtë dënim sot nderuar organizatat kriminale serbe si Dora Zezë, Beretkat e Kuqe, Brigaden 549e motorizur të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë nga kryekrimineli Bozhidar Deliqit e shume brigade, kompani e njesite ushtarake policore e paramilitare serbe.

Deri ne korrik 2001, Gjykata Nderkombetare Penale për ish-Jugosllavine (International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY)) kishte zhvarrosur përafersisht 4,300 njerëz qe kan qene viktima te vrasjeve te paligjshme te kryera nga forcat serbe dhe jugosllave ne Kosove. Me e rendesishmja eshte se ka fakte të pakundërshtueshme lidhur me vënien dore në varre dhe zhvendosjen e trupave të

vrarë nga kriminelët  serbe dhe jugosllave, siç filloi te konfirmonte ne veren e vitit 2001 qeveria serbe e ardhur ne pushtet pas Milosevicit. 

Human Rights Watch dokumentoi përpjekjet për të fshehur apo eliminuar trupa në Terrnje , Gjakove, Izbice ,Rezalle Krushe e Madhe dhe Krushe e Vogël ,Suhareke, Sllovi, Poklek, Kotline  dhe Pastasel . Veç kesaj harruat masakart të pa numërta, përdhunimet dhe vrasjet e fëmijëve te pafajshem.

Ju të nderuar prokuror dhe gjykatës të gjykatës special me seli në Hagë, në qoftë se do të dëshironi të bëni një veprim fisnik, atëherë e njoftoni  Parlamentine Kosovës, Bashkimin Evropian se nuk jeni të gatshëm të vazhdoni një proces gjyqësor të porositur nga nëntoka serbo-ruse, dhe kështu të dëshmoni botërisht se jeni të gatshëm të mbyllni një proces të tillë. Sepse do të ishte jo dinjitoze që në emër të ndjekjes së krimit, të krijohet një krim edhe më I madh, dhe një krim I dyfishtë të thirreni në emrin e popullit.

Lironi ata luftëtar të lirisë le të kthehen në atdheun e tyre për të cilin aq shumë sakrifikuan !

Lironi Salih Mustafën !

Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98-99

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …