Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës, të cilit Gjykata Speciale i shqiptoi 26 vjet burg, duke thënë se ky është dënim i rëndë “që nxitë indinjatë tek secili shqiptar. Ai shpreson që ky vendim do të korrigjiohet në shkallën e dytë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare. Pjesë qendrore e kësaj historie krenare, të cilën nuk mund ta ndryshojë asnjëherë askush, janë çlirimtarët që po mbahen në Gjykatën Speciale pa të drejtë. Dënimi i sotëm Salih Mustafës, i tillë si u kumtua, është dënim i rëndë që nxitë indinjatë tek secili shqiptar. Ky vendim i sotëm, shpresojmë se do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës. Drejtësisë i kemi besuar gjithmonë dhe drejtësia, pashmangshëm, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …