leoni

Është bërë hapja e qendrës së karrierës në shkollën profesionale ”Tafil Kasumaj” në Deçan

Është bërë hapja e qendrës së karrierës në shkollën profesionale ”Tafil Kasumaj” në Deçan, me mbështetjen e Solidar Suisse, ku së bashku me drejtorin e shkollës Lan Stojkaj, Majlinda Rizvanolli, këshilltare në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, drejtorin e DKA-së Besnik Hulaj dhe Arif Kadriu, Projekt Menaxher në Solidar Suisse Kosova, është shënuar përurimi i qendrës së karrierës. Këtë përurim e nderuan me praninë e tyre drejtori i departamentit të Aftësimit Arsimor Profesional në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë Lah Nitaj, Syzane Baja, Koordinatore e Programit të Solidar Suisse në Evropën Juglindore dhe Ryve Prekorogja nga DAAPRR MASHTI. Kjo qendër do të jetë lidhja midis shkollës dhe sektorit të biznesit, duke qenë një urë lidhëse për zhvillimin e karrierës së të rinjve dhe punësimin në profilet e mësuara në shkollën profesionale.

Mund të jetë një imazh i pemë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "I"

Kontrolloni gjithashtu

Kastarti ngushëllon familjen Krasniqi – Mazreku me rastin e ndarjes nga jeta të mësues Florentina Krasniqi-Mazreku

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Krasniqi – Mazreku me …