Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar kundër vendimit për dënimin e Salih Mustafës me 26 vjet burg

Kryeministri, Albin Kurti ka reaguar ndaj vendimit për dënimin e Salih Mustafës me 26 vjet burg. Ai bëri një linjë krahasimi mes dënimit që ka marrë masakruesi serb në familjen Bogujevci, Duriqi e Llugaliu ku mbetën të vrarë 16 civilë shqiptarë, kurse krimineli Sasha Cvjetani u dënua vetëm me 20 vjet burgim e më pas u lirua tri vjet e gjysmë para se ta kryente dënimin, kurse një pjestar i UÇK-së është dënuar padrejtësisht me 26 vjet burgim.

Kurti ndër të tjera ka thënë se është e papranueshme kjo situatë pasi ka mijëra vrasës nga Serbia që s’janë gjykuar e dënuar për mizoritë që kanë kryer në Ballkan. “Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh.

E megjithatë ata kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet. Kurti është shprehur optimist se institucionet e pavarura të drejtësisë do ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë për këtë vendim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …