Partia Demokratike e Kosovës dhe Inciativa qyterare, kanë kërkuar që qytetarët të kenë mundësi të tërheqin edhe njëherë një përqindje të caktuar të kursimeve të Trustit Pensional. Qeveria dhe deputetët e shumicës kanë qenë kategorik kundër kësaj kërkesë duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe jo kërkesë ë qytetarëve. Ndërsa që hulumtimi i UBO CONSULTING për nevoja të emisionit EURO n’7 tregon se 84.4% e qytetarëve kanë votuar pro tërheqjes së sërishme të një përqindje të Trustit Pensional. Profesor, Mustafë Kadrijaj, duke komentuar këto të dhëna shtoi se qeveria për inate politike nuk ka lejuar tërheqjen e një përqindje të Trustit Pensional, ndërsa shifra e dala nga hulumtimi tregojnë nevojën jashtëzakonisht të madhe të qytetarëve për të pasur më shumë mjete për të kaluar muajin.
