Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj, bazuar në mandatin e tij për mbrojtje dhe mbikëqyrje të të drejtave të njeriut, po i përcjellë me vëmendje ngjarjet në veri të vendit dhe shprehë shqetësimin e tij lidhur me situatën e krijuar. Ai tërheq vëmendjen e secilit autoritet që në kuadër të fushëveprimit të tij që ka përgjegjësi kushtetuese e ligjore, që në mënyrë të kujdesshme të harmonizojnë të gjitha veprimet në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Z. Qelaj tha se mbi bazën e informacionit që ka marr nga mediat për arrestimin dhe ndalimin e ish-policit Dejan Pantiç, ka kërkuar informata zyrtare nga autoritetet kompetente që të sigurohet se po respektohen të drejtat që i ka çdo person i arrestuar apo i ndaluar nga policia. Avokati i Popullit thekson se vendosja e barrikadave në veri e pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve, me këtë rast është detyrë e autoriteteve që sa më shpejt të gjenden mënyra për të siguruar respektimin e kësaj të drejtë . Avokati i Popullit vlerëson se duhet të rikthehet rendi dhe ligji në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar realizimin e të drejtave civile si dhe mbrojtjen dhe respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut të garantuara më kushtetutën e Republikës së Kosovës. Avokati i Popullit e vlerëson angazhimin e të gjitha mekanizmave vendore e ndërkombëtare, për të siguruar në këtë mënyrë të drejtën elementare për siguri, jetë, lëvizje të lirë, të drejtën për punë dhe të drejtat tjera të garantuara.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …