Limaj ka thënë se Nisma Socialdemokrate në kohën e duhur ka tërheqë vëmendjen se kjo nuk është rruga e duhur për të trajtuar drejt krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë! Gjatë kohës kur diskutohej në Kuvend të Kosovës themelimi i kësaj gjykate, Nisma ka qenë kundër themelimit të saj për arsye se ishte gjykatë e njëanshme, një etnike dhe si e tillë nuk mund të pritej që do t’i shërbejë drejtësisë. Fatkeqësisht, dënimi i sotëm i shqiptuar ndaj komandant Salih Mustafës edhe një herë konfirmoi se shqetësimet tona të shprehura gjatë kohës kur diskutohej dhe vendosej për themelimin e kësaj gjykate ishin të drejta! Presim që drejtësia e mohuar në shkallën e parë ndaj komandant ‘Calit’, të vihet në vend në shkallën e Apelit”, citohet të këtë thënë Fatmir Limaj, edhe pse shikura realisht edhe Gjykata e Apelit është në kuadër e Gjykatës Speciale, sepse kjo gjykatë edhe quhet Speciale, andaj nuk njeh instancë tjetër përveç vetvetes.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …