Faton Klinaku

Faton Klinaku: Nëse lejohen të hyjnë trupat ushtarake serbe në Kosovë, veteranët e OVL-UÇK-së i rrëmbejnë armët

Ditëve të fundit, Serbia ka kërcënuar Kosovën me dërgimin e një mijë trupave ushtarake, duke  dërguar kërkesë edhe KFOR-it. Lidhur me këtë hap kërcënues të kryetarit të Serbisë Vuçiq,  sekretari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se nëse realizohet kjo kërkesë e Serbisë, veteranët do të ndihmojnë Policinë e Kosovës. Në momentin që Policia rrezikohet në vendin tonë, ne do të dalim në mbrojtje të Policisë. Nëse dikush mendon t’ia realizojë kërkesën Serbisë për futje të 1. 000 trupave në Kosovë, ne u themi atyre se ne u kemi dalë përballë 50 mijë e 100 mijë trupave gjatë luftës në Kosovë, e natyrisht se do t’u dalim sërish përballë dhe do të ballafaqohen edhe ushtarakisht me ne si luftëtarë të UÇK-së.  Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të bashkëpunojnë me aleatët ndërkombëtarë që të gjejnë zgjidhje edhe për shqiptarët e Luginës, jo vetëm për serbët.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …