Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë pranuar kërkesë nga Serbia lidhur me dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Aktualisht jemi duke e shqyrtuar këtë kërkesë, është thënë në përgjigjen e KFOR-it dërguar Radios Evropa e Lirë. KFOR-i vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Organizata e kombeve të Bashkuara, Më 15 dhjetor, autoritetet në Serbi bënë të ditur se kanë vendosur që t’i drejtohen KFOR-it me kërkesë për dislokimin e trupave në Kosovë. Megjithatë kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehet skeptik në realizimin e kërkesës
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …