leoni

Ben Emerson

Ben Emmerson: Fshehjet e shumta për një dëshmitar që konsiderohet i rëndësishëm, po vështirësojnë hetimet

Avokati i  Kadri Veselit, Ben Emmerson,  ka folur lidhur me informatat shumë të  redaktuara e të kokëlavitura  rreth një dëshmitari. Për atë që ishte ankuar mbrojtja e Mustafës, në këtë seancë u ankua edhe Ben Emmerson. Ai tha se redaktimet e shumta për një dëshmitar që konsiderohet i rëndësishëm po vështirësojnë hetimet. Ai ka theksuar nevojën e mbrojtjes për të pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë dëshmitar. Për këtë, turpi gjykues ka pyetur prokurorinë se kur do të ftohet ky dëshmitar dhe nëse mund të shtyhet deklarata e tij për t’i dhënë  kohë mbrojtjes të përgatitet, por sipas prokurorisë, dëshmitari ka nevojë për masa mbrojtëse sepse sipas tyre është i rrezikuar nga ndërhyrjet. Në seancën e djeshme kryetari i turpit gjykues, z. Smith bëri të ditur se ka planifikuar që më 1 mars 2023 të fillohet me deklaratat hyrëse por për këtë mbrojtja e kërkoi fundin e marsit. Ai ka deklaruar se planifikojnë urdhër për heqjen e të gjithë redaktimeve në aktakuzë deri në fund të muajit janar 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …