Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mos mbajtje të premtimit Sipas tij, përfundimi i gjysmëvjetorit të parë shkollor është në mjegull. Ai kërkon dialog nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në mënyrë që të qartësohet se kur do të mbyllet saktë gjysmë-vjetori i parë. Jasharaj nuk e ka mohuar mundësinë për rikthimin e grevës, pasi sipas tij, ajo nuk është e mbyllur. Ai tha se nëse qeveria nuk i mban fjalët për Ligjin e Pagave do të bisedojnë me anëtarësinë se si duhet të veprojnë. Më 22 dhjetor Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për pagat në sektorin publik. SBASHK-u ka kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre. Rrahman Jasharaj uron që ky dhjetor të na sjell edhe një lajm të gëzuar, edhe leximin e dytë dhe votimin, dhe uroj që Nagavci dhe deputetët, sidomos të pozitës, ta mbajnë fjalën sepse ata publikisht kanë premtuar se do të hiqet afati tetë muaj pas votimit në gazetën zyrtare, gjitha këto janë nëse ndodhin e janari do të na tregojë… Po u bë një ligj me këto paga që janë, nuk na duhet asgjë, pra çdo gjë varet nga qeveria dhe ne janarin do ta presim me entuziazëm, por edhe me atë sfidën që nëse nuk ndodhin gjërat si duhen”, theksoi Jasharaj për KosovaPress.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …