Ministri i brendshëm Xhelal Sveçla, ka deklaruar se institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat. Ai pret që KFOR-i t i heq barrikadat dhe pastaj të rrahë gjoks se këtë e ka bërë me partnerët. Kjo nuk është hera e parë, që ai ndanë merita për vetën, vetëm pasi dikush tjetër t’ i kryejë veprimet e caktuara. Se cilat janë kapacitetet e Policisë së Kosovës e dinë të gjithë shqiptarët në Kosovë, dhe jo vetëm Xhelal ministri, i cili me veprimet e tij të pamatura dhe të pa përgjegjshme, veriun e Kosovës e ka kthyer në kohën e para 20 viteve, në kohën e protektoratit të UNMIK-ut, një segment i të cilit ende vepron dhe e përfaqëson Kosovën në OKB, bashkë me një zyrtar të lartë të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …