Haradinaj

Haradinaj: Kurti do të arrij marrëveshje me Serbinë që do ta përmbaj brenda saj asociacionin e komunave serbe

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shfaqur bindjen e tij se kryeministri dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti do të arrij marrëveshje me Serbinë që do ta përmbaj brenda saj asociacionin e komunave serbe. “Dalja, exiti për Kosovën dhe Kurtin nuk është të thuhet po ose jo në Asociacion, por të thuhet po për të finalizuar marrëveshjen, pra të shkohet në marrëveshje. Bindja ime është se për Kosovën është e papërballueshme ta trajtosh asociacionin vetëm si asociacion. Unë besoj se Kurti do ta nënshkruajë marrëveshjen Kosovë-Serbi, e cila ka brenda edhe Asociacionin, duke manovruar me gjuhën, duke e quajtur vetëqeverisje ose diçka ndryshe, por duke nënkuptuar një organizimin të komunave të pakicës serbe në Kosovën por brenda kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës” është cituar të ketë deklaruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.  “Marrëveshja në përmbajtje ka njohjen edhe reciproke dhe njohjen de fakto. Sipas bindjes time është edhe de juro, vetëm mungon vendosja e marrëdhënieve bilaterale si dy shtete të njohura, por ekziston njoha që Serbia i bënë Kosovës në planin ndërkombëtar. Serbia e njeh Kosovën si shtet i pavarur me të drejta për OKB, BE dhe NATO, por nuk ka gatishmëri për të vendosur marrëdhënie bilaterale në këtë kohë”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …