leoni

Nevenka Tromp: Serbia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga territori i Kosovës dhe do të mundohet të përfitoj nga pjesa veriore e saj

Ekspertja e çështjeve të Ballkanit, Nevenka Tromp ka tërhequr vërejtjen se Serbia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga territori i Kosovës dhe do të mundohet të përfitoj nga pjesa veriore e saj. Ajo ka deklruar për Kosovapres se Serbia tani ka filluar një rrugë tjetër paralele për të destabilizuar Kosovën dhe për të krijuar më shumë kaos në atë mënyrë që puna e vështirë që është bërë prej më shumë se 10 vjetësh, që nga viti 2008 e tutje, të përmbyset. “Ajo për të cilën po flas është fakti që serbët e Kosovës shkonin në zgjedhje në të kaluarën, serbët e Kosovës morën pjesë në pushtetin ekzekutiv, dhe tani puna shumë e vështirë që është bërë deri tani është sfiduar dhe mund të zhbëhet, dhe gjithçka që tani po ndodh thjesht destabilizon arritjet e Kosovës që nga viti 2008, dhe fatkeqësisht fakti që gjykata (Speciale) ka nxjerrë aktgjykimin e saj të parë dhe fakti që pala kosovare shqiptare ka bashkëpunuar me gjykatën dhe po e mbështet akoma, pavarësisht mangësive të saj, nuk mundet, absolutisht nuk mundet të kompensojë shumë çështje të hapura politike që Serbia çdo herë shtron në tavolinë sepse Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga territori i Kosovës, dhe Serbia të paktën do të përpiqet të përdorë dhe abuzojë çdo situatë politike për të kërkuar që së paku veriu i Kosovës dhe Asociacioni i komuniteteve serbe të jenë realisht të bashkuar me pronat serbe” ka thënë në mes tjerash, analistja dhe ligjëruesja e Studimeve për Evropën Lindore në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …