Gazetari, Dritan Hila, në mbrojte të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në burg nga Gjykata Speciale

Gazetari, Dritan Hila, në mbrojte të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në burg nga Gjykata Speciale

Gazetari i mirënjohur nga Shqipëria, Dritan Hila, doli në mbrojte të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në burg nga Gjykata Speciale, Ndër të tjera Dritan Hila ka shkruar: “Ju nuk mund t’i kuptoni çlirimtarët. Kur të gjithë përpiqen të jenë konformiste dhe nënshtroheni, ata nuk i tremben luftës. Kur ju pranoni qe te njiheni si kombi qe mbart qymyr, çan drutë dhe pastron shtëpitë, ata duan te jene te barabarte mes te barabartëve. Kur shumica pranon kompromisin, ata duan drejtësinë. Kur shumica do rehatin, ata duan dinjitetin. Kur shumica pranon qe dikush ti sundoj, ata duan të jenë sundimtare. Kur shumica pranon të luaje farsën e demokracisë nën pushtim, ata duan të drejtën e zgjedhjes në liri. Kur shumica shtrëngohet qe t’i bëje vend pushtuesit e madje t’i liroje kryet e konakut, ata duan ta hedhin zaptuesin në plehra. Kur shumica nuk pranon sakrificën, ata nuk pranojnë poshtërimin e rajasë. Ndaj mos u lodhni te kuptoni ata që luftojnë për lirinë. Janë njerëz jo normale, janë racë luanësh dhe jo delesh, janë qenie që pranojnë më mirë lirinë e ujkut të plagosur në pyll, se zinxhirin e qenit, janë gati të paguajnë çdo çmim për atë që quhet dinjitet dhe zot në shtëpinë tënde. Mos u lodhni t’i kuptoni, thjesht nderojini”, ka shkruar Hila. Reagimin e tij gazetari Dritan Hila e ka postuar pasi  Gjykata Speciale e dënoi me 26 vite burg, Salih Mustafën, njërin ndër eprorët e lartë të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …