Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar kundër protestës në kufirin e Jarinës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka reaguar kundër protestës në kufirin e  Jarinës. Ai ka thënë se regjimi serb është përgjegjësi i vetëm për tensionet e krijuara. Në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner, që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës. Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dy dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet, ka saktësuar Enver Hoxhaj me rastin e protestës së djathtistëve nga Serbia në pikën kufitare me Kosovën, në Jarinë. Protesta u zhvillua në pjesën e territorit të Serbisë, si shenjë mbështetjeje dhënë  protestuesve serbë të veriut, që kanë ngritur barrikada, në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …