PSD

Partia Socialdemokrate, ditën e shtunë, më 24 dhjetor 2022 do të protestojë pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale

Partia Socialdemokrate, përmes një konference, ka bërë të ditur se këtë të shtunë, më 24 dhjetor do të protestohet pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale. Molliqaj ka thënë se kjo është e domosdoshme, pasi sipas tij në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia, duke u gjykuar viktimat. Ai ndër të tjera ka thënë se do të kërkojnë edhe amendamentimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, në Hagë. Ish eporori i UÇK-së Mustafa u dënua me 26 vjet burg e kjo nxiti reagime të shumta në mesin e forcave liridashëse në Kosovë e më gjerë. Madhe edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në reagimin e tij ka thënë se është e papranueshme që çlirimtari të gjykohet më rëndë sesa agresori gjenocidal. Mirëpo këtë vendim për dënimin me 26 vjet burg të Mustafës e mirëpriten dy shtete mike, Amerika  dhe Gjermania, duke pretenduar se është dënuar një individ dhe jo lufta, edhe pse dihet se ai ishte epror i lartë i UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri  thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …