Forcën e Sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2022 e kanë braktisur 127 pjesëtarë të saj

 Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në raportimin e sotëm në Komisionin për Siguri në Kuvend, ka deklaruar se Forcën e Sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2022 e kanë braktisur 127 pjesëtarë të saj. Megjithatë, ai ka theksuar se gjatë mandatit të tij janë rekrutuar 1230 ushtarë, që sipas tij është dyfishi i viteve 2019-2020. Mirëpo, deputetët opozitarë e konsideruan alarmues numrin prej 127 ushtarëve të larguar nga FSK-ja në këtë vit. Ai para deputetëve, ka thënë se janë të përgatitur dhe gatshëm për me mbrojt sovranitetin e vendit, pasi siç tha Serbisë nuk i besohet kurrë. “Serbia është ajo që është. Ne duhet me qenë çdo herë të përgatitur, asaj nuk i besohet kurrë. Ne jemi të përgatitur, jemi të gatshëm të mbrojmë vendin, çdo kohë kurdo që kërkohet. Ndërkohë, përsëriti aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, për çka tha se janë duke punuar në vazhdimësi për këtë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme fillon fushata për legalizimin e armëve e mbështetur UNDP-ja

Policia e Kosovës ka konfiskuar një arsenal armësh në tri komuna veriore

Në një seri aksionesh të zhvilluara për tre ditë radhazi, Policia e Kosovës ka zbuluar …