Vitia dhe Kirchhaini thellojnë bashkëpunimin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Profesorin Rainer Waldhardt i shoqëruar nga profesori vitias, Arben Mehmeti. Gjatë këtij takimi u fol për bashkëpunim ndërkomunal të Vitisë me Kirchhaini e Hessenit të Gjermanisë. Me këtë rast prof. Waldhardt ka theksuar se Kuvendi Komunal i Kirchhainit me shumicë votash ka votuar pro binjakëzimit me Vitinë.  Ai tha se kryetari i Kirchhainit, Olaf Hausmann, ka marrë mbështetjen e plotë të binjakëzimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Vitinë. Ndërkaq kryetari Haliti, e ka falënderuar atë për vizitën, duke e cilësuar atë si mik i Vitisë. Ai gjithashtu falënderoj  Kirchhainin që ka zgjedhur Vitinë si komunë partnere. “Dua të ju falënderoj juve dhe gjithë Kirchhainin për bashkëpunimin me ne. E vlerësojmë lartë vendimin e juaj për binjakëzim me Vitinë. Edhe ne do të ju drejtohemi Kuvendit Komunal për binjakëzim dhe do të rrisim bashkëpunimin me ju”, u shpreh kryetari Haliti. Në këtë takim u fol në veçanti për fushat e bashkëpunimit, ku kryetari Haliti theksoj se prioritet për Vitinë është fusha e bujqësisë por se dëshiron të punojë edhe në fushën e  ujit të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza. Përndryshe Vitia dhe Kirchhaini deri me tani kanë bashkëpunuar në arritjen e objektivave në kuadër të Agjendës Zhvillimore 2030. Bashkëpunimi kishte nisur në nivel fshati, konkretisht të Smires me Kleinselheim me pas ka kaluar në nivel komunal. Gjithashtu në kuadër të atij bashkëpunimin ishin realizuar nga një projekt në dy komunat. Tani ky bashkëpunim ndërkomunal pritet të thellohet me binjakëzimin e dy komunave. Në ketë takim morën pjesë edhe Tefik Salihu nga fshati Smirë, Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe zyrtari komunal Mustafë Mehmeti.

May be an image of 4 people, people sitting and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …