Zyrtarë të lartë të Fondit Kosovar të Eficiençës së Energjisë, udhëhequr nga drejtori menaxhues, Ahmet Ismaili, kanë vizituar sot Gjimnazin “Hamëz Jashari” në qytetin e Skenderajt dhe Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, për të parë nga afër procesin e rinovimit të këtyre dy objekteve institucionale të Komunës së Skenderajt. Ata janë pritur nga drejtorët e Komunës së Skenderajt, ai për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit Driton Mulaj si dhe ai i Arsimit, Kastriot Duraku, të cilët bashkërisht kanë bërë vizitë inspektuese. Gjimnazi “Hamëz Jashari” dhe Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” janë përfshirë në renovim duke u transformuar në objekte tërësisht të reja dhe me kushte efiçiente.