Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç është cituar të ketë deklaruar se serbët në veri të Kosovës kanë ngritur barrikadat me kërkesën për të drejtat e tyre themelore njerëzore. Ajo tha se “frikësohet nga përshkallëzimi i mëtejmë i situatës”, por nënvizoi se “Serbia do të bëjë çdo gjë të mundur për të ruajtur paqen dhe një lloj stabiliteti. Deklaratat e saj u publikuan pas një proteste në territorin serb në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinje, të organizuar nga grupi famëkeq paramilitar rus, Wagner. Dhjetëra protestues kënduan këngë kundër Kosovës dhe dogjën një pankartë me shkrimin “Marrëveshja e Brukselit”. Ata gjatë ditës u përleshën me policinë serbe në përpjekje për të hyrë në territorin e Kosovës. Kryeministrja, Bërnabiç tha se BE dhe Amerika po i dëgjojnë serbët e Kosovës vetëm kur ata janë në barrikada, por edhe atëherë jo siç duhet. Sipas saj serbët e Kosovës i lëshuan institucionet pasi kanë kërkuar për më shumë se dhjetë vjet respektimin e Marrëveshjes së Brukselit. Në fund të fundit serbët e Kosovës janë në ato institucione duke iu falënderuar asaj Marrëveshjeje të Brukselit, dhe kur Albin Kurti thotë se për të nuk ekziston marrëveshja e Brukselit atëherë nuk e di saktësisht se ku qëndron problemi pse serbët nuk janë në institucione”, tha Bërnabiç.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …