Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me projektin për rehabilitimin e hekurudhës Fushë Kosovë-Mitrovicë. Sipas Hotit, dy vitet e qeverisjes nuk mund të arsyetohen duke promovuar projektet e “regjimit të kaluar”. “Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovës-Mitrovicë”, shkruan Hoti. Sipas ish-kryeministrit, do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie. Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve”, përfundon ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht gjatë vizitës së tij, në Shtutgart të Gjermanisë
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht nga diaspora …