Konrad Clewing: Shqetësues është edhe fakti që Perëndimi kohët e fundit ka mbajtur qëndrim të njëanshëm në anën e Serbisë

Qytetarët në pjesën veriore të Kosovës po përballen me mungesë barnash, furnizimesh të përditshme e të parave në bankomate

Qytetarët në pjesën veriore të Kosovës kanë filluar  të përballen me mungesa barnash, furnizimesh të përditshme e parash në bankomate. Për më tepër, janë të shqetësuar edhe për situatën e sigurisë, e cila, siç thonë, mund të përshkallëzojë në përleshje të armatosura. Në këtë pjesë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, grupe qytetarësh kanë bllokuar rrugët kryesore qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës. Barrikadat janë ngritur në rrugët që çojnë kah vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinë dhe Bërnjakë, e që shpesh shfrytëzohen nga banorët e asaj ane për furnizime dhe vizita – qoftë mjekësore apo të tjera. Shkollat nuk punojnë, gjithçka është e mbyllur. Ushqimi është gjithnjë e më i paktë nëpër shitore. Nuk ka para në llogaritë që njerëzit i kanë në bankat serbe. Ka disa ditë që paratë nuk arrijnë në bankomate, sepse nuk mund të sillen përmes rrugëve alternative, ndërsa përmes vendkalimeve kufitare, është e ndaluar të sillen. Të gjitha këto e vështirësojnë jetën”, thotë për Radion Evropa e Lirë publicisti serb, Dejan Nedelkoviq, i cili jeton në Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi përplaset me Kryeministrin Kurti për urgjencën e amendamenteve të Buxhetit për vitin 2025

Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …