Drejtori i Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për heqjen e barrikadave të vendosura në Veriun e Kosovës duke kërcënuar se do të veprim i tij do të nxiste reagimin e ashpër të serbëve. Ai tha se do të ishte mirë që Kurti të koordinohej me vetveten dhe menjëherë ta lirojë Dejan Pantin, që të tërheqë policët special të armatosur me armë të gjata nga Veriu i Kosovës që s’mund të jenë prezent atje, si dhe të heqë listat e përndjekjeve e arrestimeve të serbëve, dhe gjithsesi të përmbushë obligimin dhe të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe. Albin Kurti mos ta mendojë që me dhunë t’i heqë barrikadat, pasi ato janë së pari si përgjigje ndaj dhunës, e çdo veprim i ri i dhunshëm nga ana e Kurtit do të rrezikonte nxitjen e eskalimit që nuk do të mund ta kontrollojë tha Petkoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …