Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar diplomacinë e vendit dhe kryetaren Vjosa Osmani për përfaqësimin jo meritor vendit në arenën ndërkombëtare. Gjatë këtij viti Kosova nuk ka pasur asnjë njohje të re e as nuk është anëtarësuar në Këshill të Evropës, as në Interpol, nuk ka fituar liberalizim vizash, nuk ka fituar status kandidati për BE, as anëtarësim në Partneritet me NATO-n, dhe për më keq, vet përbërja e shtetit tonë është bërë temë diskutimi në koncept nota e propozime. Abelard Tahiri veçmas ka kritikuar kryetaren Vjosa Osmani për fjalimin e saj në Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt dje, ajo iu dha leksion ambasadorëve të Kosovës, se si duhet të flasin e përfaqësojnë Kosovën, pa pasur t’iu japë as edhe një shembull të vetëm, se si ajo e ka përfaqësuar vendin, çka ka arritur e me çka është dalluar në politikën e brendshme apo të jashtme gjatë këtij viti, përveç mllefit që e përdorë si “armë” për të mbuluar deficitet politike”, ka shkruar Abelard Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Afera korruptive në qeverinë Kurti, hetime për abuzime me fondet publike dhe përfshirje të zyrtarëve të lartë
Qeveria Kurti, që premtoi “duar të pastra”, po përballet me akuza korrupsioni, ku përfshihen disa …