Diskutohet Projekt-Statuti i QKMF-së në Ferizaj

Këtë të martë në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Statuti i QKMF-së në Ferizaj. Hapje e këtij konsultimi publik e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, i cili ka thënë se ky statut ka një rëndësi shumë të madhe për funksionimin e shëndetësisë  primare në Ferizaj. Ndërkaq, drejtorja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizajt, Dr. Nadire Ymeri, ka dhënë të gjitha detajet që janë në këtë projekt-statut, si dhe njoftoi të pranishmit edhe për ndryshimet që janë bërë. “Ky projekt-statut është përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në udhëzimin administrativ  04/2020. Kemi pranuar edhe qarkoren informative 04/2021 për të gjithë drejtorët e drejtorive të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale dhe  drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë  Familjare që kanë për qëllim, informimin dhe zbatimin e tij. Me këtë Statut rregullohen: dispozitat e përgjithshme, emërtimi dhe selia, veprimtaria e QKMF-së, statusi juridik, përfaqësimi dhe prezantimi, struktura e institucionit, udhëheqja dhe trupat e institucionit, zhvillimi i vazhdueshëm institucional, mbikëqyrja e QKMF-së, aktet e përgjithshme të QKMF, pronësia dhe financimi, transparenca në punë, konfidenca profesionale dhe afariste, organizimi sindikal, mbikëqyrja e brendshme dhe dispozitat kalimtare dhe përfundimtare lidhur me ushtrimin e veprimtarisë së kujdesit shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (në tekstin e mëtejmë: QKMF)”, ka thënë Ymeri. Me vërejtjet dhe sygjerimet e tyre, kontribut kanë dhënë edhe pjesëmarrësit të tjerë në këtë takim sa i përket këtij projekt-statuti. Projekt-Statuti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, do të jetë në konsultim me publikun deri me datën 5 janar të vitit 2023. Detajet e këtij projekt-statuti i gjeni në vegzën e mëposhtme:  https://kk.rks-gov.net/ferizaj/category/konsultime-publike/https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php…

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Avokatit të popullit organizon takime me qytetarët malishevas, Avokati i popullit një hap më afër qytetarit

Komuna e Malishevës nëpërmjet faqes zyrtare të saj në Facebook ka bërë të ditur orarin …