Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se organizatat e dala nga lufta e UÇK-së mbështesin protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale, nga partia Socialdemokrate e Kosovës. Kjo protestë do të mbahet të shtunën, në orën 14:00 në Sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë. Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së me këtë rast, iu bëjnë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së që të marrin pjesë në protestën e së shtunës, 24 dhjetor 2022, ora 14:00, sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë”, ka shkruar Klinaku në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …