Në rekomandimin që doli nga një takim që përfaqësues nga Kosova dhe nga Serbia e zhvilluan nga 10 deri në 12 nëntor, në Zvicër, thuhet se Qeveria e Kosovës duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe duhet të nis të merret me hartimin e statutit. Ky është njëri nga rekomandimet që doli nga një takim me përfaqësues të partive politike nga Kosova dhe nga Serbia. Nga ai takim doli edhe sugjerimi për nevojën që brenda tre muajsh të gjendet një zgjidhje për zgjedhjet në veri. Atmosfera që mbizotëroi në këtë takim përshkruhet si racionale dhe konstruktive. Palët në fund e kanë miratuar një shkresë ku ndër tjerash thuhet se marrëveshja gjithpërfshirëse po bëhet urgjente. Dokumenti duhej të dorëzohej në Prishtinë dhe në Beograd. Pavarësisht se tensionet janë rritur si kurrë më parë, përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë u takuan në nëntor dhe u pajtuan për disa çështje shumë të rëndësishme.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …