leoni

Mbrojtja e konsumatorit, prioritet i Komunës së Ferizajt

Në prag të festave të fundvitit, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe parandalimit të praktikave të padrejta tregtare, inspektorët e tregut të Komunës së Ferizajt, kanë inspektuar shumë subjekte afariste në lidhje me etiketimet dhe deklaracionin e mallit, etiketimin që tregon flamurin e shtetit të origjinës së produktit, çmimin e shitjes, shitjet me aksion, zbritjet e çmimeve, si dhe zbritjen sezonale. Gjatë këtyre inspektimeve janë hasur shumë shkelje, për të cilat janë shqiptuar edhe gjoba konform ligjit. Sipas inspektorit të tregut Besim Uruqit, gjobat janë shqiptuar sipas Ligjit Nr.06/L-34 për Mbrojtjen e Konsumatorit. “Gjobat janë shqiptuar kryesisht për mospërputhje të çmimeve të ekspozuara dhe të paguara. Gjithashtu ka pasur gjoba edhe për shkelje të konstatuara në lidhje me zbritjet sezonale”, ka thënë Uruqi. Inspektorët komunal do të vazhdojnë me inspektime të këtij lloji në çdo biznes në Komunën e Ferizajt.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutuan pasqyrat financiare të buxhetit për periudhën Janar-Shtator 2024

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti sot mbledhjen e dhjetë të rregullt, të kryesuar nga Bekim …