Deputeti gjerman, Knut Abraham, në një intervistë për Dojçe Wele, shprehet i shqetësuar me zhvillimet në veri të Kosovës, duke shtuar se situata atje po përkeqësohet, dhe kjo është absolutisht e dëmshme për aspiratat e përbashkëta të Serbisë dhe Kosovës drejt Evropës, saktësoi, Abraham. Si zgjidhje për të kapërcyer këtë krizë, deputeti gjerman e sheh vetëm në dialogun në me të dyja palëve. “Mbi të gjitha shoh se pala serbe duhet të kuptojë se nuk mund të ketë një qasje të dyfishtë. Nuk është e mundur të zhvillohen normalisht negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe në të njëjtën kohë të luhet me zjarrin në veri të Kosovës”, shtoi ai. Deputeti Abraham është i mendimit se qeveria federale gjermane është aktive në rrafshin diplomatik, por kur shohim sa keq është situata, lipset bërë më shumë. Mendoj se do të ishte mirë që shumë shpejt të ketë një diplomaci intensive me vizita nga Berlini në rajon, në mënyrë që edhe ne të bëjmë tonën, krahas asaj që duhet të bëjë Brukseli për të qetësuar situatën, tha deputeti gjerman, Knut Abraham.
Kontrolloni gjithashtu
Gresë Krasniqi: Zëri i lirisë tani prapa grilave, por krenaria na mban gjallë
Gresë Krasniqi, bija e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, …