leoni

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Memli Krasniqi: Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë pjesë e marrëveshjes të përgjithshme me Serbinë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë pjesë e marrëveshjes të përgjithshme me Serbinë, e cila çon në njohjen e ndërsjellë. Ai ka deklaruar se propozimi evropian i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje pa njohje, nuk mund të jetë i pranueshëm sepse do të mund të krijonte një status-quo të re. Sipas tij bllokadat aktuale në veriun e Kosovë janë vendosur para së gjithash për ta penguar procesin e bisedimeve Kosovë Serbi për një marrëveshje përfundimtare. Është e hera e parë që shohim një koncentrim dhe dakordim të të gjitha palëve perëndimore duke përfshirë Evropën, shtetet kryesore evropiane Gjermaninë, Francën por po ashtu edhe Mbretërinë e Bashkuar, Italinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë të tjerë, pra ka një mbështetje për të pasur një proces, për të shkuar përpara, për të arritur një marrëveshje që tashmë quhet marrëveshja bazë. Kjo nuk është marrëveshje finale, unë këtu e kam shqetësimin themelor, nëse kjo marrëveshje do të arsyetohej si një marrëveshje bazë pa një termin të caktuar apo datë për marrëveshjen finale druaj se krejt çfarë do të ndodhë është krijimi i një status-quoje të re e cila mund të jetë më e favorshme në disa elemente për Kosovën por nuk do të zgjidhë problemet që kemi me Serbinë, ka thënë kryetari i PDK-së,  Krasniqi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …