Në Viti po vazhdojnë projektet në rregullimin e rrugëve bujqësore

Realizimet e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e posaçërisht të atyre bujqësore, po vazhdojnë edhe më tej në komunën e Vitisë. Në realizim e sipër është një rrugë bujqësore në fshatin Podgorc. Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti  ka vizituar këtë rrugë, ku edhe ka takuar banorët e kësaj zone, të cilët e kanë falënderuar atë për përkushtimin që t’iu ofrohen shërbime sa më të mira, gjegjësisht qasje në tokat e tyre bujqësore, përmes kësaj rruge.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …