Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, tha se barrikadat në veri do të hiqen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Fillimisht duhet të formohet Asociacionin e komunave serbe, pastaj do t’i heqim barrikadat, tha ai para gazetarëve, në Azerbajxhan. Prishtina nuk dëshiron as të dëgjojë, por vetëm ta poshtërojë Beogradin. Sjellja e KFOR-it është shumë më korrekte sesa sjellja e shumicës së qeverive perëndimore. Kryetari serb ka kërkuar shpjegim nga Prishtina në lidhje me arrestimin e ish-policit të policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, duke thënë se Beogradit nuk i janë thënë arsyet e arrestimit të tij. Tensionet në veriun e Kosovë kanë kulmuar më 10 dhjetor, pas arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga Policia e Kosovës. Pantiq akuzohet për përfshirje në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe atyre policorë në veri.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …