Bekim Çollaku

Bekim Çollaku ka deklaruar se në punën e Gjykatës Speciale ka ndërhyrje politike

Pas dënimit me 26 vjet burg të eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës,  Sali Mustafa,  si dhe reagimet e shumta të forcave liridashëse të vendit e më gjerë,  ka reaguar edhe Bekim Çollaku, këshilltar i ish kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili prej nëntorit të vitit 2020 ndodhet në paraburgim, i akuzuar për gjoja krime lufte nga Gjykata Speciale. Bekim Çollaku ka deklaruar  se në punën e Gjykatës Speciales ka ndërhyrje politike. Ai ka nënvizuar faktin se Gjykata Speciale po dëshiron me çdo kusht dënimin e krerëve të luftës së UÇK-së,  pavarësisht nëse ka fakte ose jo. Reagimi politik ka ardhur menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit kundër Sali Mustafës, nga kryeqytetet e botës, disa nga të cilat e kanë mirëpritur këtë aktgjykim, edhe pse një  dënim drakonik, dhe në mungesë shprehur të fakteve e dëshmive.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …