Një protestë masive pritet të mbahet sot në Rudare të Zveçanit, nga grupet e organizuara të Veriut të Kosovës e më gjerë

“Shtabi i krizës” në veri të Kosovës, i formuar nga serbët lokalë, ka ftuar qytetarët,  sikur thuhet në protestën më të madhe që është organizuar ndonjëherë e që pritet të  mbahet sot në Rudare të komunës së Zveçanit. Përfaqësues të këtij shtabi kanë bërë të ditur se organizimi i kësaj proteste ka të bëjë me deklaratat e fundit rreth barrikadave nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilat i konsiderojnë si kërcënim, si dhe të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde. Në arsyetimin e tyre për protestë thuhet se, Albin Kurti ka bërë thirrje për vrasjen e serbëve në barrikada dhe zhdukjen e tyre, ndërsa ambasadori gjerman me deklaratat e tij po e mbështetë drejtpërdrejt dhe hapur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Serbçt në veri kanë thënë për mediet e tyre se në këtë protestë nuk do të mungojnë as numër i madh i grupeve të cilat kanë hyrë më herët në Kosovë, e që vijnë nga Serbia, Bosnja, Rusia e vendet tjera, dhe të cilat shihen nëpër barrikada të armatosura dhe me maska.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …