Më shumë shkolla nga rajoni po bëhen Supershkolla! Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) shpall listën përfundimtare të thirrjes së dytë të hapur për Supershkollat
Ballkani Perëndimor – RYCO ka kënaqësinë të njoftojë se 100 shkolla të mesme nga Ballkani Perëndimor janë përzgjedhur për të marrë pjesë në programin e Supershkollave të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) në vitin e dytë të implementimit të tij. Shkollat e përzgjedhura nga rajoni do të zbatojnë shkëmbime rajonale duke përfshirë më shumë se 1500 nxënës, ndërsa RYCO do të ofrojë mundësi të ndryshme për ngritjen e kapaciteteve për më shumë se 100 mësues.
Ndër këto 100 shkolla: 18 vijnë nga Shqipëria, 18 nga Bosnja dhe Hercegovina, 7 janë nga Mali i Zi, 11 janë nga Kosova, 16 janë nga Maqedonia e Veriut dhe 30 janë nga Serbia.
Gjatë thirrjes së 2-të të hapur RYCO mori 155 propozime shkëmbimi, 161 aplikime të interesuara për partneritete nga të cilat 17 janë afatgjata nga cikli i parë, ndërsa më shumë se 535 shkolla nga Ballkani Perëndimor përdorën platformën online
www.superschools.net për rrjetëzim me shkollat e tjera. Komisioni përzgjedhës kishte detyrën e vështirë për të vlerësuar 50 projektet më të mira që synonin mbështetjen e proceseve të ndërtimit të paqes dhe pajtimit si edhe të mësuarit ndërkulturor dhe dialogut ndërmjet shkollave, nxënësve dhe komuniteteve të tyre.