Mbi gjysmë milioni euro është vlera e marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtorit të Organizatës Islamic Relief Kosovë, Mohamed Soliman. Kryetari Nura është shprehur falënderues dhe mirënjohjes ndaj organizatës në fjalë, për bashkëpunimin e mirë që ka me Komunën e Skenderajt. Sipas marrëveshjes, periudha e implementimit do të zgjasë tri vite, ndërsa ka të bëjë me mbështetje të bujqve dhe fermerëve, nëpërmjet të cilës do të mbështetet bujqësia, me ndërtimin e serave, me përkrahje të blegtorëve, si dhe do të shpërndahen mekanizma të ndryshëm bujqësor.