Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq gjatë protestës në Rudarë të Komunës së Zveçanit ka paraqitur disa kushte sikur janë: Lirimi i serbëve të arrestuar, tërheqja e “listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës Këto janë kushtet për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe. Protesta u mbajt në vendin ku ndodhet një nga nëntë barrikadat e ngritura nga disa qytetarë serbë në veri të Kosovës, pas arrestimit të ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, më 10 dhjetor. Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk do të ketë tërheqje të barrikadave, sepse jemi lodhur duke pritur se kush prej nesh është i radhës në listën për arrestim apo ekzekutim, vetëm pse jemi serbë, tha Rakiq, kryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar.